Ditën e nesërme ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Jakup Krasniqi do të dalin përpara Gjykatës së Hagës.
I pari që do të dalë në Gjykatën Speciale është Jakup Kransiqi në ora 11 paraditen e të hënës, ndërsa ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të dalë në ora 3 pasdite.
Seancat do të pasohen nga Kadri Veseli të martën, ora tre, e të mërkurën me Rexhep Selimin ora 11:00.
Këta seanca do të jenë publike njofton gjykata speciale e cila ndaj katër të arrestuarve ka ngritur 10 akuza përfshi edhe krimet e luftës, torturën e vrasjen.