Global Media në Alania, nderon me Çmimin e Madh Anisa Bahitin

0

 

Publicistja dhe njëkohësisht drejtorja e Infowebtv, Anisa Bahiti, ka marrë “Çmimin e Madh të Gazetarisë  për vitin 2021”.

Prej katër ditësh, në Alanya të Turqisë u zhvillua takimi i Këshillit të Mediave Globale ku shqiptarja Anisa Bahiti ishte në cilësinë e anëtares së Bordit Direktiv.

Në këtë takim merrnin pjesë gazetarë dhe publicistë të njohur nga vendi mikpritës Turqia, nga Azerbajxhani, Greqia, Gjermania, Austria dhe Rusia.

Gjatë këtyre ditëve u diskutua gjendja aktuale e medias në vendet respektive, problematikat dhe perspektivat e tyre.

Në fjalën e saj Anisa Bahiti bëri një ekspoze të realitetit mediatik në Shqipëri, të vështirësive dhe sfidave me të cilat përballet sot media në vendin tonë, dhe të rolit që duhet të luajë ajo në informimin e shoqërisë. Kumtesa u ndoq me mjaft interes nga të pranishmit.

Takimi u mbyll me një memorandum bashkëpunimi më të frytshëm në të ardhmen me synimin e ndarjes së eksperiencave pozitive dhe rritjes së rolit të mediave në nivel Rajonal e Global.

Në ceremoninë përmbyllëse të takimit Kryebashkiaku i Alanya-s, Mehmet Ali Dim ka falenderuar pjesëmarrësit dhe e ka cilësuar nder e privilegj zhvillimin e këtij aktiviteti në qytetin që ai drejton.

Presidenti i Global Journalism Council, Mehmet Ali Dim  i akordoi publicistes Anisa Bahiti “Çmimin e Madh të Gazetarisë për Vitin 2021”.

Global Journalism Council kishte zgjedhur Kryetarin e Bashkisë së Alanya-s Adem Murat Ycel për t’i dorëzuar çmimin Anisa Bahitit.

Anisa Bahitit ka apikatur me shkrimet, analizat dhe opinionet e saj dhe ka pasur jehonë në median ndërkombëtare.

E emocionuar nga ky çmim publicistja shqiptare Anisa Bahiti u shpreh se “është nder i madh të marrësh nga dora e Kryebashkiakut tël Alanya-s “Çmimin e Madh të Gazetarisë për Vitin 2021”. Falenderoj shumë Mehmet Ali Dim nga GKG”, ka përfunduar ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu