Godet me grushta dy shtetas, pastaj dëmton edhe dhomën e policisë. Arrestohet edhe burri që d*hunoi gruan në Librazhd

0

Seksioni për Hetimin e Krimeve referoi materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit:

-Sh. G., 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasit R. T., 63 vjeç dhe Sh. D., 53 vjeç. Gjithashtu, shtetasi Sh. G., në gjendje të dehur, ka dëmtuar ambientet e dhomës së shoqërimit;

-E. K., 36 vjeç, banues në fshatin Gizavesht, Librazhd, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu