Goditet nga një ortek, humb jetën alpinisti në Itali

0

Një alpinist italian 45-vjeçar, i cili u godit nga një ortek në malin Sirente në Abruzzo ka vdekur të dielën. Lajmi është bërë i ditur nga shërbimet e shpëtimit, pasi nxori katër alpinistë të tjerë nga bora.

Thirrja e shpëtimit erdhi nga shokët alpinistë të viktimës në Qendrën e Operacioneve L’Aquila, e cila dërgoi menjëherë helikopter në vendngjarje, raporton ANSA.

Tekniku i bordit CNSAS doli në vendngjarje, ku u identifikua alpinisti në gjendje kritike për jetën, dhe mjeku në bordin e helikopterit, i cili ndërkohë kishte zbritur në vend, mund të bënte jo më shumë sesa të konfirmojë vdekjen e tij.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu