Goditi për vdekje një 53 vjeçar , kush është autori i ngjarjes që u arrestua pas 8 ditësh (EMRI)

0

 

Zbardhet një ngjarje e cila ka përfunduar me një vdekje, disa ditë më parë në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar të Durrësit, ku një 53-vjeçar përfundoi në spital si pasojë e një sherri për motive të dobëta.

Burimet zyrtare njoftojnë se kanë arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes, 37-vjeçarin Mirjan Ashiku, ndërsa bëjnë me dije se i lënduari ka ndërruar jetë në spital më 27 maj.

Konkretisht, më datë 23.05.2021, në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës dyshohet se për motive të dobëta ka goditur shtetasin Zef Krasniqi 53 vjeç, banues në Durrës, i cili është rrëzuar në tokë duke i shkaktuar dëmtime, ku pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Durrës është transferuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë ku më datë 27.05.2021 ka ndërruar jetë.

Policia e Durrësit menjëherë sapo ka marrë dijeni për ngjarjen, ka nisur procedurat ligjore duke pyetur edhe familjarët e personit të dëmtuar, të cilët nuk kanë pasur asnjë pretendim.

Sakaq në vendngjarje policia nëpërmjet burimeve dhe sekuestrimit të pamjeve filmike kanë konstatuar dhe identifikuar se të dy shtetasit janë përplasur fizikisht dhe pasi e ka qëlluar 53 vjeçarin, Mirjan Ashiku është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë cilësuar nga policia si “Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekje”, 37-vjeçari ka deklaruar në polici se është konfrontuar fizikisht, por nuk ka menduar që situata do të shkaktonte humbjen e jetës së 53-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune hetimore disa ditore kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasit M.A., 37 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur një shtetas, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Konkretisht, më datë 23.05.2021, në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës dyshohet se për motive të dobëta ka goditur shtetasin Z.K.,53 vjeç, banues në Durrës, i cili është rrëzuar në tokë duke i shkaktuar dëmtime, ku pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Durrës është transferuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë ku më datë 27.05.2021 ka ndërruar jetë.

Policia e Durrësit menjëherë sapo ka marrë dijeni për ngjarjen, ka kryer të gjitha veprimet procedurale sipas dispozitave ligjore, duke pyetur edhe familjarët e personit të dëmtuar, të cilët nuk kanë pasur asnjë pretendim.

Grupi hetimor vijoi hetime më të thelluara duke bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin ditën e djeshme të autorit të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu