Palmer arrin në Kosovë, ja kush e priti në aeroport, me kë do të takohet në pasditen e sotme

0

 

Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer tashmë ka arritur në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur, Ambasada amerikane përmes një njoftimi në Twitter.

“Ambasadori Kosnett mirëpriti këtë mëngjes në ambasadë, zëvendësndihmës sekretarin Matthew Palmer për një vizitë tre ditore në Kosovë, ku do të diskutoj me zyrtarë e institucioneve të Kosovës, për sfidat, mundësitë dhe dhe çështjet tjera me të cilat ballafaqohet Kosova”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Palmer së bashku me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojnë për vizitë në Kosovë, ku do të flasin lidhur me rifillimin e dialogut mes dy vendeve.

Takimet me krerët e institucioneve pritet të mbahen gjatë pasdites së sotme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu