Google shkarkon inxhinierin Lemoine, pretendonte se roboti i inteligjencës artificiale kishte ndjenja

0

SHBA- Google ka shkarkuar një nga inxhinierët e saj, i cili tha se roboti i inteligjencës artificiale i kompanisë (Lamda) ka ndjenja, e cila shfaqte vetëdije të ngjashme me njeriun. Muajin e kaluar, Blake Lemoine doli publikisht me teorinë e tij se teknologjia gjuhësore e Google është e ndjeshme dhe prandaj duhet të respektohen “dëshirat” e saj.

Google dhe disa ekspertë të AI, mohuan pretendimet, dhe ditën e premten kompania konfirmoi se ai ishte shkarkuar. Lemoine i tha BBC-së se po merr këshilla ligjore dhe nuk pranoi të komentojë më tej. Në një deklaratë, Google tha se pretendimet e Lemoine në lidhje me Modelin e Gjuhës për Aplikacionet e Dialogut (Lamda) ishin “krejtësisht të pabaza” dhe se kompania punoi me të për “shumë muaj” për ta sqaruar këtë gjë, raporton BBC.

“Pra, është për të ardhur keq që pavarësisht angazhimit të gjatë në këtë kompani ku tema është përfolur shumë nëpër mbledhje, Blake ende zgjodhi të shkelte vazhdimisht politikat e qarta të punësimit dhe të sigurisë së të dhënave që përfshijnë nevojën për të mbrojtur informacionin e produktit”, thuhet në deklaratë.

Lamda është një teknologji përparimtare që Google thotë se mund të përfshihet në biseda të lira. Është mjeti i kompanisë për ndërtimin e chatbots. Blake Lemoine filloi të ishte ishte në faqet e para të revistave prestigjioze muajin e kaluar kur tha se Lamda po shfaqte vetëdije të ngjashme me njeriun. Ajo ngjalli diskutime mes ekspertëve dhe entuziastëve të AI rreth avancimit të teknologjisë që është krijuar për të imituar njerëzit.

Inxhinieri Lemoine, i cili ka punuar për ekipin Përgjegjës të AI të Google, i tha Washington Post se detyra e tij ishte të testonte nëse teknologjia përdorte gjuhë diskriminuese ose urrejtjeje. Ai zbuloi se Lamda tregonte vetëdije dhe mund të zhvillonte biseda rreth fesë, emocioneve dhe frikës. Kjo e bëri Lemoine të besonte se pas aftësive të tij mbresëlënëse verbale mund të qëndronte edhe një mendje e ndjeshme. Gjetjet e tij u hodhën poshtë nga Google, të cilin e pushuan dhe i vendosën gjobë për shkelje të politikës së konfidencialitetit të kompanisë.

Në deklaratën e saj, Google tha se e merr zhvillimin e përgjegjshëm të AI “shumë seriozisht” dhe publikoi një raport që detajon këtë. Ai shtoi se çdo shqetësim i punonjësve në lidhje me teknologjinë e kompanisë është shqyrtuar “gjërësisht” dhe se Lamda ka kaluar nëpër 11 rishikime. “I urojmë më të mirat Blake”, përfundon deklarata. Ai nuk është inxhinieri i parë i AI që del publikisht me pretendimet se teknologjia e AI po bëhet më e ndërgjegjshme. Gjithashtu muajin e kaluar, një tjetër punonjës i Google ndau mendime të ngjashme me The Economist .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu