Grabitet në qendër të Peqinit pronari i një supermarketi, ja si ka ndodhur ngjarja

0

Gjatë natës pronari i një supermarketi në Peqin. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit. Nga burimet raportohet se Agim Spahiu ka rënë pre e dhunës dhe më pas i është grabitur me forcë shuma ditore e xhiros.

Të paktën tre persona që dyshohet se kanë qenë të armatosur me armë zjarri tip kallashnikov janë përfshirë në grabitjen e parave që dispononte Spahiu.


Ata pas grabitjes janë larguar me një automjet që i priste në vendin ku kryen grabitjen. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu