Grabitja me armë e argjendarisë, shihni armën që përdorën (Video)

0

 

Një tentativë për grabitje me armë ka ndodhur këtë paradite në Vlorë, e cila është vënë nën kontroll nga ana e Policisë.

Burime bëjnë me dije se tre persona të armatosur kanë tentuar që të grabisin një argjendari, por mbërritja në kohë e Policisë ka bërë që plani i tyre të dështojë. Policia ka shoqëruar 1 prej të dyshuarve, ndërkohë që vijon puna për kapjen e të tjerëve.

Mësohet se dy prej autorëve kanë hyrë brenda argjendarisë, dhe një i tretë i ka pritur jashtë, ndërkohë që policia ka mundur që ta kapë vetëm njërin prej tyre. Fillimisht u tha se nga ngjarja kishte persona të plagosur, por sipas Policisë nuk ka pasur, dhe është qëlluar me plumba manovër.

Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes, një armë gjahu çifte e cila u përdor nga autorët si dhe një sasi bizhuterish që ata kishin tentuar që të merrnin nga biznesi në fjalë. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë përfshirë në grabitje.

Autori i grabitjes që është ndaluar nga ana e Policisë, është rreth të 50-tave, ndërkohë që ai nuk mban kapuç, por vetëm një maskë kirurgjikale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu