Gramoz Ruçi jep dorëheqjen, Rama: Mu prenë krahët

0

Sikundër edhe ishte lajmëruar më herët, në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste nuk kanë munguar surprizat.

Në 30-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, vendosi të deklarojë në Kongres largimin e tij nga politika.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se endi i tij do të zëvendësohet me shumë vështirësi dhe në momentin që e mori vesh lajmin e largimit të tij pati ndjesinë e prerjes së krahëve.

Rama: “Gramozi më tregoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga politika aktive pas plot 30 vjetësh pata ndjesinë e këputjes së krahëve. Duke e njohur shumë e mirë e kuptova në çast se ishte një vendim i marrë pa asnjë mundësi rishikimi dhe që nga ai çast akoma sot nuk e gjej dot si do të mbushet boshllëku i largimit të tij. Ai do të mbetet deri në ditën time të fundit në detyrë kryetari më i besuar për strategjitë brenda këtij kuadrati. Boshllëku i madh që ai lë pas 30 vjetësh, askush nuk është i pazëvendësueshëm e di, por e di që dhe jo ët gjithë zëvendësohen lehtë. Dhe Gramozi hyn në grupin e personave që zëvendësohen me shumë vështirësi. Duhet ta pranojmë me respekt vendimin e tij.

Sikur Fatos Nano të mosh kishte Gramozin dhe të mos ishte Gramozi që më mbante mua, PS do të ishte lëshuar si shallvaret e mia me kohë e me vakt, apo do të ishte si unë, kurrë nuk e kisha bërë stazhin e partisë, dhe jo mandat të tretë, jo e jo, rrezik as i pari nuk do të kishte ardhur. Tre fjalitë kyçe të Gramozit për suksesin janë frymë, organizim, lidership.

Unë të uroj labçe, të na rrosh sa malet shoku Gramoz.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here