Gramoz Ruçi: Uron presidenten Osmani në detyrën e re

0

 

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka uruar sot presidenten e re të Kosovës Vjosa Osmani. Ruçi shprehet i bindur se Kosova do të ketë një lidership të fortë e largpamës, duke siguruar unitetin e nevojshëm në popull dhe institucione.

“Me rastin e zgjedhjes tuaj Presidente e Republikës së Kosovës, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju uroj suksese në detyrën tuaj të lartë, të nderuar dhe fisnike.

Jam i bindur se vizioni, ambicjet dhe energjitë tuaja, të bashkuara me përvojën në drejtimin e institucioneve të rëndësishme të Republikës, do t’i garantojnë Kosovës një lidership të fortë, të qëndrueshëm e largpamës, popullit kosovar unitetin e harmoninë e nevojshme dhe institucioneve e forcave politike bashkëpunimin produktiv për të ecur përpara.

Mbështetja dhe partneriteti i ngushtë me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, është premisa dhe garancia se Kosova do të përballojë e kapërcejë me sukses sfidat e vështira dhe detyrat madhore të zhvillimit, përparimit, mirëqenies, integrimit euro-atlantik, rritjes së njohjes ndërkombëtare dhe kontributit për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon e më gjerë”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu