Gramsh/ E rëndë në liqenin e Banjes, dyshohet se është mbytur një 30 vjeçar

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh. Dyshohet se një person është mbytur në liqenin e Banjes.

Konkretisht buzë liqenit të Banjës, në afërsi të fshatit Qerret janë gjetur disa sende që mendohet se i përkasin një 30 vjeçari.

Ky i fundit rezulton i zhdukur prej dy ditësh.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësja të cilët po kontrollojnë në zonë për të gjetur trupin e 30-vjeçarit i cili dyshohet të jetë mbytur.

Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe polumbarët të cilët po bëjnë kontroll të zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu