Gramshi në interesin e turistëve / Një grup peshkatarësh nga Kosova mrekullohen nga zonat turistike

0

 

Numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë ka ardhur në rritje vitet e fundit. Turistët kanë interes jo vetëm për turizmin bregdetar, por të eksplorojnë edhe destinacione më pak të njohura të cilat ofrojnë mundësi për tu njohur me historikun dhe trashëgiminë kulturore të këtyre destinacioneve. Së fundmi një grup turistësh nga Kosova anëtarë të një shoqate peshkatarësh kanë vizituar destinacionet turistike të bashkisë Gramsh. Ata janë ndalur në Ujëvarën e Sorirës, Kanionet e Holtës dhe mandej do të vizitojnë liqenin e zi në fshatin Lenie. Turistët vlerësojnë potencialet e Gramshit , ku që në hyrje të tij pamja e ofruar nga liqeni i Banjës është i mrekullueshëm.

Nga të dhënat që disponon zyra e turizmit në Bashkinë Gramsh mbi 6 mijë turistë të huaj pa llogaritur ata vendas kanë vizituar potencialet turistike të zonës.

Infoweb Media/Entela Duka!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu