Granatime në mes të rrugës, sulm rus ndaj ekipit të BILD në Ukrainën lindore

0

Në makinë me ta ishin fotoreporteri grek George Moutafis dhe dy gazetarët.
Gazetarët Paul Rosenheimer dhe Vadim Moishenko, korrespondentët e gazetës gjermane Bild, të cilët ishin në një mision në Ukrainën Lindore, kanë mbetur mes një shkëmbimi zjarresh mes ukrainasve dhe rusëve. Kështu që ranë pre e sulmeve, që shkatërruan në automjetin e tyre. Në makinë me ta ishin fotoreporteri grek George Moutafis dhe dy gazetarët.

Sipas Bild, tre burrat po përpiqeshin të largoheshin nga Lysichansk, i cili është i rrethuar nga forcat ruse, kur u u përfshinë në përplasje mes dy focave.

“Sulmi tregon edhe një herë se ushtria ruse nuk bën dallimin midis objektivave ushtarake dhe politike, por thjesht bombardon gjithçka,” tha Paul Rosenheimer.

Përveç kësaj, gazeta gjermane raporton se në qytet ka shumë shpërthime dhe shton se tre reporterët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë sulmit u shkatërrua vetëm një nga xhamat e makinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu