Gratë tregojnë pendesat e tyre më të mëdha gjatë rinisë

0

Fundi i të 20-ave të bën të reflektosh për shumë gjëra, por mbi të gjitha për vendimet e gabuara në lidhje me jetën romantike. Mungesa e eksperiencave, çiltërsia dhe shumë faktorë të tjerë, bëjnë që një pjesë e mirë e grave ta kuptojnë më vonë çfarë duhet dhe s’duhet të kishin bërë gjatë këtyre viteve. Disa prej pendesave më të mëdha i gjeni në listën më poshtë. Mbani shënime.

#1.

“Humba kaq shumë kohë duke u marrë me njeriun e gabuar vetëm se kisha frikë të qëdroja vetëm”

#2.

“Dilja dhe takohesha me njerëz që kishin interes për mua, në vend që të dilja me ata që më interesonin mua.”

#3.

“E lashë veten të bëja seks që nuk doja ta bëja vetëm për të mos u dukur e pasjellshme ose thjesht për të mos mërzitur personin tjetër.”

#4.

“Sakrifikova kohën me miqtë e mi për të kaluar kohë me të dashurit. Të gjithë ata janë ish-a sot, kurse miqtë i kam ende rreth meje. Vetëm kur e imagjinoj sa shumë kujtime do kisha bërë me ta nëse s’do isha aq “e zënë” duke u marrë me të gabuarit!”

#5.

“Fakti që bëra gjënë “e duhur”. Ndoqa universitetin, u martova me të dashurin e parë që kisha, nisa karrierën dhe bleva një shtëpi të re. Të gjitha në këtë rend. Nuk kam jetuar për veten time asnjë sekondë! Kam menduar vetëm për të kënaqur njerëzit e tjetër dhe bëra thjesht çfarë “supozohet të bësh”.”

#6.

“I dhashë partnerëve egoistë shumë shanse. Jam penduar që nuk flisja apo s’e ngrija zërin për gjëra që më bënin nervoze dhe më vinin në siklet.”

#7.

“Seksi me një djalë që në takim të parë. Pata dy eksperienca të tilla që më çuan drejt abuzimit seksual. Tani pres të paktën deri në 3 takime për të vendosur.”

#8.

“Ula standardet e mia për të qenë vajza “cool” sepse mendoja që nuk meritoja dhe aq shumë respekt.”

#9.

“Pendohem që kam lënduar dhe kam tradhtuar kaq shumë njerëz. Më vjen turp nga mënyra sesi i kam trajtuar ish-at e mi.”

#10.

“Pendohem për idenë që kisha në tru. Mendoja se më duhej se s’bën një partner, kur në fakt jo. Nuk e kuptoja që nëse do ndodhë diçka, ok në të kundërt. prapë OK!”

#11.

“Qëndrova shumë gjatë në një lidhje kur e dija që nuk do të kishte fundin që mendoja unë. Humbje kohe e panevojshme!”

#12.

“I jepja njerëzve shanse vetëm se silleshin mirë. Nëse s’ka shkëndija nuk ka dhe pike!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu