Greqi/ 42-vjeçari shqiptar përplaset me pemën, humb jetën në vend

0

Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Halkidiki të Greqisë, ku një 42-vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident me makinë.

Ngjarja ndodhi pak jashtë Ierissos. Sipas mediave vendase, shqiptari humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Përplasja ka rezultuar fatale për shqiptarin, i cili humbi jetën në vend.

Mediat greke nuk e bëjnë të ditur identitetin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu