Greqi/ Flet vajza e gruas që u vra nga shqiptari: E kam takuar 1-2 herë… tani dua

0

Nëntë ditë pas vrasjes së dyfishtë në Loutraki, ka folur vajza e viktimës 43-vjecare, e cila u vra nga shqiptari xheloz. Në një rrëfim për mediat greke, vajza thotë se e ëma ishte e frikësuar nga ish partneri i dhunshëm.

“E di që kishte frikë prej tij. Nëna nuk foli kurrë. Ajo ishte e mbyllur. E dija mirë që kishte frikë të takohej me një person të ri, është njerëzore sepse të gjithë vazhdojmë jetën, por logjikisht ai (shqiptari) nuk e pëlqente sepse dikush ishte në vend të tij. Ajo është nëna ime, unë i trembem kësaj dhimbjeje. Mënyra se si është bërë kjo, është çnjerëzore…“, tha vajza e 43-vjeçares Fotini.

20-vjecarja thotë se e ka takuar shqiptarin dhe dëshiron ta gjejë për ta dënuar pasi i mori jetën e personit të shtrenjtë.

“Unë e njoh burrin, por jo shumë mirë. E kam parë 1-2 herë. Dua ta gjej këtë njeri që e ka bërë vrasjen. Dua të ndihem e sigurt. Asgjë tjetër. Unë thjesht dua të di se unë kam sigurinë time dhe tani e tutje nuk ka diçka të tillë rreth nesh”, tha vajza.

Sa i përket boshllëkut të lënë nga humbja e nënës së saj, asgjë nuk mund ta mbushë atë ndërsa mezi priti të përfundonte funerali që të prekte dorën e nënës.

“Kur e preka, ndjeva një akull, një boshllëk, një asgjë. Unë u torturova gjatë funeralit, unë u torturova brenda meje, por sapo përfundoi funerali me të vërtetë, unë i preka dorën. Atëherë qetësova shpirtin tim, sepse ajo ishte vërtet shumë e ftohtë dhe unë ndihesha kaq ngrohtë që preka nënën time“, shtoi 20-vjecarja.

Ndërkohë i dyshuari kryesor i ngjarjes është shqiptari, i cili dyshohet se ka kaluar kufirin dhe po fshihet në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu