Greqi/ Shtyhet afati i qëndrimit të emigrantëve në vend

0

Deri në datën 31 mars të vitit 2021 ka shtyrë parlamenti grek afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin në datën 31 korrik të 2020-ës dhe lejet që skadonin ose do të skadojnë nga 1 gushti-31 marsi i 2021-shit.

Ambasada shqiptare në Athinë në një njoftim bën të ditur se ky është një lajm i mirë për emigrantët shqiptarë, pasi është lehtësim për të gjithë ata rrezikonin të mos rinovonin lejet e qëndrimit, pasi qendrat e decentralizuara të Ministrisë së Brendshme ishin të mbyllura për shkak të pandemisë Covid-19.

“Edhe një lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi:

Parlamenti grek miraton shtyrjen e afatit për lejet e qëndrimit të emigrantëve, shtyrje që me vendim të muajit mars ishte deri në 31 dhjetor 2020. Për shkak të pandemisë, kategoritë e lejeve të qëndrimit të emigrantëve që nuk mund të krijoheshin për shkak të pandemisë, marrin sërish shtyrje deri në 31 mars 2021”, thuhet në njoftim.