Greqia ka vendosur të vazhdojë përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca, edhe pse disa vende evropiane e kanë pezulluar përdorimin e saj.
Në një deklaratë të publikuar pas takimit të mbajtur nga Komisioni Kombëtar i Vaksinimit Grek (EEE), u theksua se rastet e mpiksjes së gjakut, pas aplikimit të vaksinës AstraZeneca në disa vende evropiane janë “raste të izoluara”.
Komisioni bëri të ditur vazhdimin e vaksinimit ashtu siç ishte planifikuar më parë.
Ky vendim është marrë në përputhje me vendimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rrethanave në të cilat ndodhet vendi dhe Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).
Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Vassilis Kikilias, deklaroi se do të vazhdojnë të aplikojnë vaksinën AstraZeneca nëse nuk ka ndonjë udhëzim nga EMA dhe u bëri thirrje qytetarëve të jenë të qetë dhe të mos vonojnë me vaksinimin.
Ministri theksoi se deri më tani 172 mijë doza të vaksinës AstraZeneca janë aplikuar në Greqi dhe nuk janë vërejtur efekte anësore.
Kujtojmë se përdorimi i vaksinës Oxford-AstraZeneca, u pezullua në disa vende me arsyetimin se mund të shkaktonte sëmundje të tilla si okluzion vaskular dhe embolia pulmonare, duke shkaktuar mpiksjen e gjakut.