Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Grida Duma, sot, pa nga afër fermën e një banori të Rrogozhinës. Fermeri shprehu shqetësimin se për shkak të mungesë së subvencioneve puna e tij nuk ka prodhimin e nevojshëm.
Në diskutimin me Grida Dumën një tjetër problem që shfaqi fermeri ishte mungesa e investimit në infrastrukturë, që ndikon drejtpërdrejt tek fermerët e zonës.
Në diskutimin me Grida Dumën një tjetër problem që shfaqi fermeri ishte mungesa e investimit në infrastrukturë, që ndikon drejtpërdrejt tek fermerët e zonës.
Grida Duma theksoi se fermerit do t’i rikthehet subvencioni i drejtpërdrejt.
“Ne do të rikthejmë subvencionin e drejtpërdrejt për krerë, për dynymë dhe për mjete bujqësore. Nuk do të ketë më me aplikim. Kemi marrë vendim. Vetëm kartë identiteti, pa NIPT, drejtpërdrejt vetëm për njësi, për dynym sa ke, pa aplikim”, tha Duma.