Grida Duma padit në gjykatë Erion Veliajn, e akuzon për shpifje

0

Grida Duma padit në gjykatë Erion Veliajn, e akuzon për shpifje

Kandidatja e PD-së, Grida Duma ka paditur në Gjykatën Penale kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një prononcim për mediat, Duma tha se Veliajn e ka paditur për shpifje. Sipas saj, dëmi që parashikohet është 3 milionë lekë të reja.

Sipas kandidates së PD-së, Erion Veliaj ka ngritur një sërë akuzash të drejtpërdrejta, duke e akuzuar atë si trafikante apartamentesh. Sipas saj, të gjitha këto janë trillime.

“Dëmi i parashikuar do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja. Në varësi të vendimit të gjykatës, unë deklaroj se ky dëm do t’i shkojë shtetit shqiptar dhe askujt tjetër. Ajo që duhet të përmendim qartë dhe pastër është se drejtësia është më e rëndësishmja sot për të rindërtuar Shqipërinë”,- tha mes të tjerash Duma.

Më tej, në padinë e Dumës theksohet se “… liria e shprehjes dhe e informimit është e garantuar dhe e mbrojtur nga ligji për këdo, por kjo liri mund t’u nënshtrohet kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj në rastet kur (veç të tjerash) prek moralin, nderin, dinjitetin dhe të drejtat e të tjerëve. Parashikimi në Kodin Penal i veprave penale të fyerjes dhe shpifjes dhe sanksionet që ato përmbajnë, janë pikërisht masat që me ligj janë marrë për mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit të personit.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu