Përplasje e fortë në aksin Librazhd-Prrenjas 5 shtetas të plagosur nisen drejt Elbasanit dhe Tiranës

0

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin Librazhd – Prrenjas, konkretisht në Prrenjas-Fshat ku kane mbetur te plagosur tre persona.

Një Benz me targa shqiptare dhe Volksvagen me targa maqedonase janë përfshirë në aksidentin e rëndë me 3 të plagosur.

Një nga te plagosurit gjinia femër është në gjendje të rëndë, prandaj është dërguar në spitalin rajonal Elbasanit.

Nga aksidenti janë plagosur Lulzim Skura 32 vjeç nisur për në Elbasan; Muhamet Çela 69 vjeç; Astrit Belba 44; Armenda Iljazi 46 vjeç, nga Struga nisur për në Tiranë, Spitali Traumës; dhe Mevlud Iljazi 47 vjeç, bashkëshorti i Armendës, në spitalin e Librazhdit.

Benz-i ka nga përplasja ka mbetur në mes të rrugës ndërsa fuoristrada ka përfunduar jashtë rruge. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe bëhet me dije se një prej drejtuesve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu