Gruaja lind në avion, i habit të gjithë: Nuk e dija që isha shtatzënë!

0

Një grua nga Utah, SHBA ka lindur papritur fëmijën e saj në avionin që po fluturonte bashkë me qindra pasagjerë të tjerë. Lavinia Mounga po udhëtonte për në Hawaii me familjen e saj kur i filluan dhimbjet.

Historia e saj u bë virale pasi një pasagjere, Julia Hansen, njoftoi lajmin në TikTok, duke thënë se: ‘Një foshnjë sapo lindi në këtë avion’. Pamjet më pas tregojnë pasagjerët në bordin e fluturimit Delta duke duartrokitur dhe duke uruar gruan për lindjen e saj të pabesueshme në ajër. Më vonë, një anëtar i ekuipazhit dëgjohet teksa u kërkon udhëtarëve të qëndrojnë ulur.

Pasagjerja e cila i njoftoi të gjithë tregoi gjithashtu:

Për ata që pyesnin se si gruaja ishte në gjendje të fluturonte në muajin e nëntë, unë u ula pranë bashkëshortit të saj në avion dhe ai tha që ata nuk e dinin fare që ishte shtatzënë.
Burimi: DailyMail, joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu