“Guerrilasit”bëhen gati për finalen e Europës, të kuqtë japin detajet e udhëtimit në Elbasan

0

Partizani do të luajë nesër një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori, duke qenë se ka shansin e artë për të shkuar në grupet e Ligës së Konferencës. Të kuqtë do të përballen në “Elbasan Arena” me Astanën, skuadrën kazake që ndeshjen e parë e kanë fituar me rezultatin 1-0.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes, tifozeria e kuqe është organizuar dhe do të udhëtojnë të shumtë në drejtim të Elbasanit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, “Ultras Guerrils” kanë dhënë detajet e udhëtimit.

Postimi i tifogrupit:

“Dita e nesërme na rezervon takimin me historinë, Partizani – Astana.

Ndeshja luhet në “Elbasan Arena” dhe të gjithë tifozët e kuq kanë vetëm këtë destinacion, të gjithë bashkë ti japim avantazhin ekipit tonë duke i dhënë mbështetjen e fuqishme të lojtarit të 12. Lajmëroni të gjithë, merrni me vete fëmijët e së bashku të krijojmë një mbrëmje magjike që do të mbahet mend gjatë përtej rezultait.

Grumbullimi fillon prej orës 16:00 dhe nisja bëhet në orën 17:30, pa asnjë tolerim në orar.

Transporti kësaj here do të jete falas. Gjithashtu do të keni mundësinë të pajiseni edhe me bileta .

Mos harroni bluzën e kuqe, shallin dhe veç për fitore deri në fund”, shkruan tifogrupi i Partizanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu