Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

0

Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin K. N., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi në këtë Komisariat, ka kallëzuar një shtetase 22 vjeçe, se shtetasi K. N. (fqinj), e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj.

Po nga keta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., banues në fshatin Bradashesh, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur disa mbetje, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe kullote, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. T., 41 vjeçe, pasi nuk i ka paguar kontributet e sigurimeve shoqërore për 4 muaj, si dhe nuk i ka dhënë pagën për një muaj, një shtetaseje të punësuar në subjektin e saj (rrobaqepësi).

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetases E. E., 26 vjeçe, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka fyer një 26-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. C., 37 vjeç, banues në fshatin Farret, Prrenjas, pasi është konstatuar nga inspektorët e pyjeve, duke prerë disa pemë ahu, pa leje, për të hapur një rrugë në pyllin e këtij fshati.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 44 vjeç, pasi në fshatin Kotodesh, ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu