Habit biznesmeni/ Frymëzohet nga Tom Cruise, ul helikopterin brenda një lokali në plazh

0

Një biznesmen në ishulllin grek “Mykonos”, i ka habitur të gjithë personat që ndodheshin në plazh. Kjo pasi ka ulur helikopterin e tij pranë një bari. Sipas mediave greke kjo nuk është hera e parë që biznesmeni në fjalë bën një ulje të ngjashme në mënyrë që të impresionojë turmat ose të paktën kështu mendon se ndihen kur shohin helikat që shkaktojnë një stuhi rëre.

“Ai e ka bërë këtë disa herë në të kaluarën, por asnjëherë nuk është sanksionuar”,-tregon një qytetar për mediat greke.

Sidoqoftë, ajo që ai bëri automatikisht rrezikoi sigurinë e të pranishmëve, të cilët ikën nga plazhi sapo panë që biznesmeni ishte i vendosur ta ulte atë brenda shiritit të plazhit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu