Habit farmacistja e njohur: Që të jemi të shëndetshëm duhet të hamë varfër

0

Farmaciste Arba Gramo ka deklaruar se per tu ushqyer mirë nuk duhen shumë para, por mjaftojnë gjëra të thjeshta, duke renditur ndër to fasulet, gjizë apo domate.

Sipas Gramos, e cila ishte e ftuar ne ‘Ftese ne 5’, nuk duhen patjetër paratë dhe shpenzimet e larta për të qenë i shëndetshëm.

“Mbaj mend një mjek të vjetër që thoshte: Që të jemi të shëndetshëm, duhet ngrënë varfër!
Duhet ngrënë varfër. Dhe varfër është lirë. Fasulet janë shumë të mira, me ngarkesë proteinash. Gjiza pa kripë; 120 lekë kilogrami. Është shumë e mirë. Bukën le ta bëjnë vetë. Dhe një çik domate, sallatë jeshile. Vaj ulliri shyqyr kemi plot, dhe rigon”, tha ajo.

I të njëjtit mendim ishte dhe trainerja e fitnesit, Aurela Habilaj: “Shumë e vërtetë. Është e gjitha çështje vullneti dhe çfarë do ti të japësh dhe të marrësh te vetja. Nuk mendoj se leku është gjithçka. Nëse një person do të kujdeset për veten, mund ta bëjë dhe me shumë pak lekë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu