Habit kryeministri ‘qejfli’ ,“Divorcet vijnë nga kultura e drogës dhe seksit”

0

Kryeministri pakestinez është përballur me reagime të ashpra për deklaratat bëra së fundmi, në të cilat ai fajësoi një rritje të rasteve të abuzimit seksual nga mënyra se si vishen gratë.

68-vjeçar i arsimuar në universitetin britanik të Oksfordit, ka këshilluar gratë të mbulohen me veshjet e tyre, për të parandaluar tundimin e meshkujve. Khan, një nga lojtarët më të mirë të kriketit në botë, tha se rritja e shpejtë shifrave të përdhunimeve është pjesë e pasojave “të një shoqërie ku vulgariteti është në rritje”.

“I gjithë koncepti i ‘purdah’ apo i kujdesit me veshjen, është evitimi i tundimit, pasi jo të gjithë kanë forcën e vullnetit për ta bërë këtë,” tha ai duke përdorur termin vendas që i referohet veshjes modeste dhe ndarjes së përgjithshme mes dy gjinive.

Komentet e tij erdhën gjatë një seance telefonike me publikun në televizion, ku gjatë intervistës direkt në televizion të dielën, Khan tha gjithashtu se rritja e divorceve në Britani vjen nga kultura e “seksit, drogës dhe rock and roll” edhe pse ai vetë është dy herë i divorcuar dhe kur jetonte në Londër, njihej si ‘playboy’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu