Hakerohet faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit, Taçe: Shmangni mesazhet me FB tim

0

GRAMSH- Faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit, Klodian Taçes është hackeruar. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku përmes një njoftimi të ndarë në ‘Instagram’. Taçe shkruan se po mundohet që të rimarrë kontrollin e faqes që iu është marrë nga persona anonim. Po ashtu, ai kërkon nga qytetarët që të shmangin çdo mesazh dhe komunikim që iu vjen nga faqja e tij e vjetër. Ai thotë se tashmë komunikimet zyrtare do të bëhen publike te profili i tij personal ose të faqja e Bashkisë së Gramshit.

POSTIMI:

Përshëndetje të gjithëve! Prej ditës së sotme, ”Klodian Taçe-Faqja Zyrtare” është vjedhur (hacked) nga persona anonim. Deri në momentin që do arrijmë t’ë rimarrim kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili im personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh. Për të evituar çdo keqkuptim ju lutem të shmangni komunikimet dhe mesazhet nga messenger-i i faqes ”Klodian Taçe – Faqja Zyrtare ” Faleminderit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu