“Hamami i Grave” premiera e re në Teatrin “Skampa”

0

Premiera më e re e Teatrit Shëtitës të Kiço Londos titullohet “Hamami i grave”. Komedia ka në qendër qëndresën e disa grave kundër shembjes së hamamit. Gjashtë gra të traumatizuara nga jeta e tyre e përditshme takohen në një hamam për t’u çliruar nga dhembjet fizike e shpirtërore, derisa “papritur vjen lajmi që ky vend relaksi, hamami ku gjejnë shpëtimin e shpirtit të tyre, duhet të prishet dhe të shndërrohet në një bibliotekë. Vepra merr përmasa interesante, gratë bëhen bashkë përballë vendimeve të pushtetit lokal”. Londo shpjegon konceptin dhe tronditjen e shoqërisë.

“Reagimi është reagim anglez i grave që edhe pse në humbje shohin dritë në fund të tunelit dhe nisin të organizohen shpirtërisht që ti bëjnë ballë presionit. Ka shumë humor, të papritura e ka shumë dhimbje”. Me regjinë e Kiço Londos, komedia “Hamami i grave” i Nel Dun mban premierën e parë në teatrin “Skampa” nesër në orën 18:00 duke vijuar deri në datat 14, 15 dhe 16 Nëntorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu