Hapja e Kolegjit të Europës në Tiranë, Rama: Kënaqësi që t’i ofrojmë nënshtetësinë shqiptare Mogherinit

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli pas nënshkrimit të marrëveshjes për hapjen e kampusit të kolegjit të Europës në Tiranë. Ai shprehu vlerësimin e tij për shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Ai u shpreh gjithashtu se Frederica po i afrohet pikës ku i ofrohet nënshtetësia shqiptare, ndërsa shtoi se do jetë nder ta konsiderojnë si shtetase shqiptare.

“Edhe unë nuk isha përgatitur që të flisja dhe nuk do të mbaj fjalim. Dua vetëm të ndaj me të gjithë ju atë që ka bërë Frederica. Nuk e fsheh kënaqësinë që të kemi Fredericën që i afrohet asaj pike ku ne ofrojmë nënshtetësinë shqiptare. Do të jetë më shumë se një nder që ta konsiderojmë atë si shqiptare. Ardhja e Kolegjit të Europës na bën krenar. Ky do të jetë destinacion i mirëfilltë europian arsimimi. Jo vetëm sa i takon programeve, por dhe cilësisë së jetës.”, tha Rama.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij Mogherini është shprehur se viti akademik në Kolegjin e Evropës do të nisë në shtator me 31 studentë. Ajo tregoi se programi i nivelit master do të ketë fokus të veçantë tek në Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor, ndërsa shtoi se ka pasur aplikime nga 41 kombësi të ndryshme. Gjithashtu theksoi se ka interes jo vetëm në rajon, por edhe studentë nga vendet e Bashkimit Europian.

“Kemi bërë shumë gjëra në këto 5 muaj. Viti akademik do të nisë në shtator me 31 studentë me një program të nivelit master për transformimin dhe integrimin europian, me fokus të veçantë në Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor. Çelëm procesin e pranimit në tetor dhe deri tani kemi marrë 241 aplikime për 31 vende, nga 41 kombësi nga e gjithë rajoni, vendet e BE dhe 15 të tjera, Zgjodhëm më të mirët, kemi kryer mjaft intervista individuale, në numrin përfundimtar kishim 34 kombësi. Ka një kërkesë dhe ky projekt po haset me entuziazëm në korpusin studentor. Ka interes jo vetëm në mbarë rajonin por edhe në studentë në vendet e BE. Do të nisim aktivitetin e parë që do të zhvillohet më 9 maj në ditën e Evropës.”, tha Mogherini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu