Kadastra Elbasan/ Qytetarët e shqetësuar, probleme me aplikimet ‘online’

0

Aplikimet ‘online’ për Kadastrën kanë shkaktuar mjaft problem për qytetarët e kryesisht për të moshuarit.

Javën e fundit bllokimi i këtij sistemi për ta dhe noterët ka sjellë një pezullim të procesit të shit-blerjes së pronave të patundshme dhe vonesa të tejzgjatura të cilat kanë krijuar panik tek ta.

Të pyetur qytetarët shprehen se që prej fillimit e kanë pasur të vështirë pasi duhet të qëndrojnë me ditë të tëra në pritje të marrjes së një dokumenti.

Një problem ky dhe për emigrantët të cilët e kanë kohën të limituar e shpesh herë nuk arrijnë të përfundojnë procedurat për shkak të vonesave.

Qytetarët theksojnë papërgjegjshmërinë e punonjësve të Kadastrës

Në anën tjetër, noteret nuk pranojnë të prononcohen, por, jashtë kamerës shprehen se prishja e sistemit ka sjellë vonesa dhe janë kthyer në një problem kryesor pasi po u ndërpret procesin e punës.

Disa prej problemeve që listojnë janë ndërtimet të cilat nuk mund të regjistrohen, kontratat e porosive mes subjekteve dhe individëve e ndërsa në fshat nuk ofrohet shërbimi i regjistrimit të tokave bujqësore. Sipas tyre, këto probleme do të rëndojnë më së tepërmi në kurriz të qytetarëve e në vijim mund të diskutohet për një rritje të çmimit të shërbimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu