Hapja e kufijve me Greqinë/ Ministria publikon njoftimin e rëndësishëm: Nga sot lejohen…

0

Hapja e kufive me Greqinë, MEPJ publikon njoftimin: Nga sot në Pikat Kufitare Kakavijë dhe Kapshticë do të lejohen të gjithë personat të kalojnë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data 1?? korrik do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7?? korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.

Vazhdon të kërkohet:
PLF
PCR, Rapid test, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).
Informojmë se numri i lejuar për çdo Pikë Kufitare është si më poshtë:
• Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë)
• Qafbotë: 250 vetë ( 08:00 me 16:00)
• Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu