“Çfarë ke me mua Manush?”, konflikt mes Edi Manushit dhe Meri Shehut?

0

Astrologia Meri Shehu njihet për parashikimet e saj nga ana astrologjike. Së fundmi, astrologia është shpeshherë e ftuar nëpër studio televizive për të bërë parashikimet e Kampionatit Europian. Deri më tani, parashikimet e saj kanë rezultuar të sakta, ku parashikimi i saj mbi ecurinë e Anglisë doli i vërtetë.

Prezantuesi i emisionit, Isli Islami në bisedë me Merin, e ka sugjeruar në formë shakaje të merret me prezantimin e emisionit “Procesi Sportiv” dhe këtu astrologia na zbulon diçka që nuk e dinim. Ajo tha se që me ardhjen e Manushit si autor dhe drejtues i emisionit “Procesi Sportiv”, ajo nuk ka qenë më e ftuar.

Në fakt që kur ka ardhur Edi tek Topi dhe Procesi Sportiv, unë nuk nuk e kam prekur. Nuk e di pse, ndoshta energjia. Si duket janë distancuar.

E pyetur nëse mes saj dhe Manushit ka ndonjë konflikt, Meri tregoi se nga ana e saj nuk ka asnjë problem me të.

Unë nuk kam asgjë me Manushin, por që kur është futur Manushi u bë 10 vjet që nuk e kam prekur më këtë gjë. Nga futbolli nuk distancohem se vij nga një familje që është marrë me futboll. Ja e bëmë thirrjen për të më marrë në emision.

Burimi: Top Albania Radio

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu