Harry dhe Meghan Markle i japin lamtumirën Princit Philip

0

“Pusho në paqe Lartmadhëria juaj, Duka i Edinburgut”. Me një mesazh të thjeshtë, Princ Harry dhe Meghan Markle i dhanë lamtumirë Princit Philip. Harry po përgatitet të kthehet në Britani për herë të parë që nga largimi nga detyrat mbretërore pas vdekjes së Philipit, por mbetet e paqartë nëse Meghan do ta shoqërojë.

Duka i Sussex-it thuhet se “nuk dëshiron asgjë më shumë sesa të jetë atje për familjen e tij” ndërsa ata mbajnë zi për humbjen e Dukës së Edinburgut, 99 vjeç. Një burim i afërt tha për “Daily Mail”: Harry do të bëjë absolutisht të pamundurën që të kthehet në MB dhe të jetë me familjen, dhe veçanërisht gjyshen e tij, gjatë kësaj kohe të tmerrshme.”

“Meghan është shtatzënë kështu që do të duhet të marrë këshilla nga mjekët e saj nëse është e sigurt që të udhëtojë, por unë mendoj se Harry do të shkojë patjetër.”, shtoi më tej burimi. Princi Philip vdiq paqësisht këtë mëngjes në Windsor, konfirmoi Pallati Buckingham. Vdekja e gjyshit të Harry-t vjen disa javë pasi ata dhanë intervistës bombë për Oprah Winfrey.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu