Hashim Thaçi vjen në Kosovë, shkak gjendja shëndetësore e të atit

0

KOSOVË- Ish-presidenti Hashim Thaçi ka arritur në vendlindjen e tij në Burojë për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij. Gazeta Express shkruan se Thaçit i është aprovuar kërkesa për vizitë nga Gjykata Speciale. Kjo është hera e dytë që Thaçi vjen te familja e tij për shkak të gjendjes shëndetësore të prindërve të tij.

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ish-eprorët e UÇK-së u arrestuan nëntorin e vitit 2020. Që nga ajo kohë ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu