Hilary Duff është e frikësuar për fëmijën e saj të tretë

0
https://www.instagram.com/p/B5bjQWCJ5Is/ Hilary Duff/Instagram

Hilary Duff është thuajse gati për të sjellë në jetë fëmijën e tretë! Aktorja, nënë e një djali 9-vjeç dhe një vajze 2 vjeçare, kanë zgjedhur ta mbajnë sekret gjininë e bebushit tjetër. Duff dhe bashkëshorti i saj Matthew Koma ndonëse nuk duan ta dinë çfarë do të jetë fëmija i radhës, kanë frikërat e tyre që tani. Në këtë rast Hilary është e frikësuar të ketë një tjetër vajzë.

“E di që flokët e mi blu i bënë njerëzit të mendonin se ne e dinim gjininë, por jo. Në fakt jam pak e frikësuar të kem një tjetër vajzë sepse Banks ishte fëmijë i vështirë, edhe pse tani është një mrekulli. Gjithsesi s’e di, në mendjen time shpesh e imagjinoj si princeshën e vetme që do të ketë 2 vëllezër të ashpër.”– shprehet aktorja gjatë një podcasti.

Hilary shton se të gjithë njerëzit rreth saj mendojnë se bebushi i radhës është djalë, por ku i dihet? Sidoqoftë, çështja e gjinisë ka ngjallur tek ylli i filmave frikëra që s’i kishte menduar ndonjëherë edhe pse mendon se bebushi do të jetë djalë, ndihet fajtore që nuk e di me siguri çfarë ka brenda trupit të saj dhe pse diçka i thotë se me siguri është një vogëlush.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu