Ndahet nga jeta babai i këngëtarit më të njohur sot për sot

0

Nazmi Jetullahu, punëtor në televizionin publik të Kosovës dhe babai i këngëtarit të njohur Trim Jetullahu, ka ndërruar jetë ditën e djeshme dhe lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete social.

Krahas lajmit të trishtë, ai ka ndarë dhe një fotografi të babait të ndjerë. Miq dhe fansa të këngëtarit e kanë ngushëlluar për humbjen e madhe.

“Me pikëllim të thellë njoftoj miq dhe familjarë, se sot me daten 21 Mars 2021, ka ndërru jetë babai im Nazmi Jetullahu. Varrimi bëhet nesër më 22.03.2021 në ora 12:00 (në kohën e drekës) në varrezat e qytetit të Prishtinës (Dragodan).”, ka shkruar ai

Trim Jetullahu është këngëtar dhe autor këngësh.Ai njihet me nofkën Ruude Boy.Ideja per këtë emër ka erdhur që nga fëmijëria, sepse me këtë nofkë e thërrisnin shokët e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu