Historiani Gjet Ndoj,vjen me “ARBËRIA në kufijtë e mbijetesës dhe Europa në rrezik nga Orienti”

0

Ditën e sotme historiani Gjet Ndoj prezantoi librin e tij më të fundit në qytetin e Elbasanit mes miqëve dhe dashamirësve të tij.

Gjet Ndoj është një emër i njohur në ambientin e shkencave historike falë produktit të shumtë që i ka sjellë historiografisë tonë.Natyrisht Ndoj nuk i përket asaj kategorie “historianësh” që punimet e tyre janë më së shumti produkt i opsionit kompjuterik “copy-paste”,për t’i nxjerrë më pas në libra apo rrjete sociale me emrat e tyre në fund,a thua se janë produkt i një pune të mirëfilltë shkencore.

Përveç faktit shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe arkivat e saj,kur asokohe në detyrën e Drejtorit të Arkivit Qëndror të Shtetit solli nga arkivat e Stambollit rreth 2300 dokumente arkivore të viteve 1800 me tapitë e tokave për katër vilajetet në trevat shqiptare,Gjet Ndoji ka mundur të përcjellë në opinion shumë punime shkencore,produkt i një pune të mirëfilltë shkencore dhe arkivale,me dokumenta të pakontrestueshëm.Janë të mirënjohura botime si “E vërteta mbi shqiptarët”,”Udha e shqiptarëve;Gjeopolitika,Sistemi rrugor dhe Qytetërimi”,”Gjin Marku dhe lufta”,”Antologji historike/Themele të ruajtura të një shtëpie europiane të shembur”,”Arkivat shqiptare”,por edhe disa botime të tjera si bashkëautor.Ndërsa këtë rradhë vjen me një botim tjetër,mjaft të rëndësishëm në aspektin kërkimor historik,titulluar “ARBËRIA në kufijë e mbijetesës”.

Po çfarë përcjell libri voluminoz “ARBËRIA në kufijtë e mbijetesës dhe Europa në rrezik nga Orienti”?

Me librin “ARBËRIA në kufijtë e mbijetesës” u njohëm sapo numrat e parë po dilnin nga makineria e prodhimit.Jo rastësisht u gjendëm në “shtëpinë” kulturore të mirditasve dhe jo vetëm,në shtypshkronjën “GEER”,me drejtues dhe pronar z.Gjon Jaku.

Natyrisht kopjet e para që dolën u bënë “pronë” e disave aty prezent,ndërsa në përshkrimin vizuar rezulton një botim cilësor,ku është përdorur në masë të gjerë edhe fotografia historike e ilustruese.Vetë libri ka 732 faqe,ndërsa është mbështetur financiarisht nga Gjon Melyshi,Ndue Shpani,Nikolin Jaka,Valentina Gjoka,Viktor Spaqi,Zef dhe Gustin Prenka,Dom Nik Ukgjini,Gjergj Liqejza,Albert Arapi dhe Rafaela Rica.

Në këtë libër,të apasionuarit pas historisë,por edhe lexuesit kuriozitarë, do të njihen me objekte të trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar,të cilat kryesisht janë të dëmtuara e të shkatërruara,por që pavarësisht kësaj,ruajnë akoma fuqinë për të dëshmuar.Janë fakte historike të panjohura më parë,ose të anashkaluara nga historiografia e periudhës së komunizmit,madje edhe pas saj.

Gjithë kjo “botë materiale” dhe “shpirtërore”,produkt i veprimtarisë së njeriut në Ballkanin perëndimor,që nga kohët antike e deri më sot,përbën bazën e qytetërimit të popullit shqiptar,qytetërim,i cili është përballur në mënyrë të pandërprerë gjatë gjithë historisë me pasoja shkatërrimtare nga dyndjet dhe shkatërrimet barbare kryesisht prej lindjes…

Këto dhe shumë të tjera,ndarë sipas temave dhe kapitujve kohorë e historike,lexuesi do t’i gjejë të faktuara falë punës voluminoze të autorit Gjet Ndoji.

InfoWebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu