Historitë e binjakëve që ndërruan vendet me njëri-tjetrin

0

Sa herë në jetën tuaj ju është dashur një motër/vëlla binjak për të shpëtuar nga situata? Këta njerëz kanë patur fatin ta kenë, por jo gjithmonë ndërrimet kanë shkuar sipas planit…

  1. “Nuk do ta harroj kurrë një histori që kam dëgjuar për një vëlla dhe motër që ngjanin aq shumë sa kur i fejuari i motrës takoi vëllain mendoi se mos ishte gay. Në fund, fejesa u prish dhe pas disa muajsh u zbulua se ish-i fejuari kishte rënë në dashuri me vëllain.”
  2. “Motra ime binjake vuante nga një paralizë (jo faciale) kur ishim 31-vjeç. Shkova për ta parë si ishte në spital dhe ndërkohë që ajo kishte shkuar në banjë erdhi doktori dhe më pa mua të ulur në karrige. E pashë dyshimin në sytë e tij dhe i thashë se “po ndihem shumë më mirë tani”. E pyeta nëse mund të shkonim në shtëpi dhe ashtu u bë. Sot jemi në të 50-at tona dhe motra është shumë mirë!”
  3. “Unë jam vajzë dhe binjaku im një djalë. Ne jemi identikë, që do të thotë se ai ngjan si unë në versionin djalë. Nuk kemi patur mundësi të ndërrojmë ndonjëherë vendet, por më kujtohet një herë kur i dashuri im erdhi për herë të parë në shtëpinë tonë. I ra derës dhe e hapi vëllai. Ai shtangu dhe u konfuzua duke menduar sesi isha zgjatur kaq shpejt dhe për çfarë arsye në botë kisha prerë aq shkurt flokët.”
  4. “Ne ndërruam vendet kur unë do martohesha. I kërkova motrës të provonte gjithë fustanet e nusërisë pasi vetëm kështu mund të shihja si do të dukesha nga të gjitha anët dhe të zgjidhja të duhurin.”
  5. “Në klasë të 8-të, unë dhe motra ime ishim në të njëjtën shkollë, por kishim mësues të ndryshëm. Një ditë ndërruam klasat. Mësuesja e saj e kuptoi sepse nxënësit nuk pushonin së qeshuri, por mësuesja ime jo. Mësuesja e motrës e mori me shaka dhe më bëri të qëndroj gjatë gjithë orëve të mësimit, por problemi ishte se më bëri një test për të cilin s’kisha asnjë ide pasi ata ishin 1 kapitull para nesh. I bëra gabim të gjitha dhe e mori për bazë!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu