Elbasan/ Yuri Kim flet për kandidatët e inkriminuar, skualifikimin e tyre, listat, shitblerjen e votës dhe fotografimin (Video)

0

Pyetje: Zj: ambasadore përse zgjodhët Elbasanin sot

Është një kënaqësi e madhe që zgjodha Elbasanin. Isha në Elbasan para disa muajsh për fushatën e kancerit të gjirit. Dhe sikur e dini kjo është një javë shumë e rëndësishme pasi ditën e hënë partitë dorëzuan listën e kandidatëve.

Në të shkuarën gara në qytetin e Elbasanit ka qenë shumë e rëndësishme ndaj mendova se ishte e rëndësishme për ta parë vetë situatën për t’u takuar me drejtuesit dhe njerëzit.

Pyetje: Cilat ishin shqetësimet e ngritura dhe rekomandimet tuaja?

Yuri Kim: SHBA-të kanë qenë shumë të qarta për pritshmëritë për kandidatë të pastër. Është thelbërsorë që drejtuesit poltikë të marrin përgjegjësi që listat të jenë në përputhje me ligjin shqiptar.

Të gjithë ato përcaktime që merren nag SHBA nuk duhet të merren lehtësisht. Për emrat jo thjeshtë se mungojnë faktet por të boshllëqeve që ekzistojnë në ligjin shqiptar. Kjo nuk ka lidhje nëse SHBA pëlqen apo jo dikë, dhe gjithashtu kjo ka të bëjë me faktin se Sekretari i Shtetit e cilëson se ky apo ai person përbën rrezik për SHBA. Dhe ka ardhur koha që edhe për votuesit shqiptar kjo do të bënte kërcënim.

Është bërë e qartë për Tom Doshin po për Elbasanin ka raste?

Ka tre persona që Sekretari i Shtetit në SHBA i ka referuar. Nuk i them emrat e tyre por mund t’i gjeni. Për çështjen e listave më lejoni të them këtë sikurse e kemi thënë më herët se këndvështimi i SHBA është i qartë dhe mendoj se partitrë e kanë marrë në konsideratë, jo të gjitha por them pjesa më e rëndësishme. Tashmë këto janë KQZ kjo është detyrë e tyre dhe e prokurorëve që të bëjnë shqyrtimin dhe vetingun e kandidatëve dhe nuk është e çuditshme që disa prej tyre të skualifikohen. Po ku qëndron fuqia vendimtare. Ajo qëndron tek votuesi. Në fakt një përmirësim nga e shkuara është fakti që votuesit këtë radhë mund të zgjedhin të votojnë për partinë dhe kandidatin. Kam dëgjuar që blerja e votës është problem në Elbasan por jo vetëm. Këtë dua t’u them atyre që i blejnë: jeni duke shkelur ligjin dhe jeni duke u turpëruar. Atyre që u kërkohet t’u blihet u thëm që votoa juaj është pushteti juaj.

Sikurse jeni në dijeni kur dhashë një intervistë muaj më parë kemi folur për praktiën e zakonshme që votuesit marrin celularët dhe fotografojnë votën e tyre. Jam e kënaqur që KQZ do të ndalojë kategorikisht marrjen e tyre në qendrat e votimit. Dhe u përket autoriteteve që ta bëjnë detyrën.

Mendoj se pozicioni i SHBA është shumë i qartë. Sikurse jeni në dijeni bisedat e mia me udhëheqësit janë shumë të drejtpërdrejta.

Çfarë ndodh nëse nuk zhvillohen zgjedhje të lirshme e të ndershme e humbet Shqipëria trenin apo nuk hipën fare?

Unë jam besimplotë që Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje të rëndësishme dhe të ndershme por jo të relaksohemi përfshi edhe shtypin.

Të gjithë emrat për kandidatët që nuk duhet të kandidojnë i keni në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu