Holokausti/ Begaj: Kujtesa i ndihmon qëniet njerëzore të ndajnë të mirën nga e keqja, është thelbësore si uji

0

Presidenti Bajram Begaj ndau mesazhin e tij për kujtimin e viktimave të Holokaustit duke e nisur me fjalët e diplomatit Noach Flug. Në mesazhin e tij, Presidenti përsëriti se dënon me forcë antisemitizmin, duke thënë që s’duhet të harrojmë se nga vijmë, pavarësisht gjuhës që flasim apo besimit që ndjekim.

Mesazhi i Presidentit Begaj:
“Lejomëni që të sjell në vëmendje fjalët e të ndjerit Noach Flug, diplomat dhe mbrojtës i shquar për të drejtat e të mbijetuarve të Holokaustit. “Kujtesa është si uji: është thelbësore për jetën dhe gjen rrugën e vet drejt hapësirave të reja dhe njerëzve të ndryshëm. Kujtesa është gjithmonë konkrete: ajo është e gjallë, me fytyra dhe vende, me hapësirë, aromë dhe tinguj.” – deklaroi Flug.

Kujtesa i ndihmon qëniet njerëzore të ndajnë të mirën nga e keqja, të drejtën nga e gabuara dhe pa të, shoqëritë nuk mund të arrijnë kurrë drejt një të ardhmeje më të mirë. Kujtojmë sot viktimat e Holokaustit, krim kundër njerëzimit, kulmi i dështimit shoqëror falë presionit, frikës paragjykimeve dhe ekstremizmit që shoqëronin luftën. 27 janar, është një ditë përkujtimi me synim të dyfishtë. Nga njëra anë, si data e përkujtimit zyrtar të 6 milionë viktimave të Holokaustit dhe nga ana tjetër, si një moment për të reflektuar dhe për të ecur përpara, duke lënë pas çdo formë anti-semitizmi apo tentative për mohimin e këtij fakti historik.

Jam i nderuar t’ju drejtohem sot, si President i këtij vendi që u distancua nga një prej akteve më çnjerëzore të historisë. Shqipëria ka qenë në anën e duhur të historisë për shkak të zgjedhjeve që ka bërë. Zgjedhje jo vetëm zyrtare, në formën e vendimeve, por edhe vlerave njerëzore, përmes solidaritetit. Besa dhe mikpritja e shqiptarëve, është origjina e këtij solidariteti të pashoq e të pazakontë. Të gjithë e dimë se cilat ndër vlerat tona e frymëzuan këtë qasje, për ne të natyrshme, dhe që forcoi miqësinë me Izraelin: Mbështetja e dokumentuar e Shqipërisë ndaj komunitetit hebre, me legjitimimin e të drejtës së hebrenjve për të mos punuar gjatë Shabbatit.

Refuzimi i shtetit shqiptar për të dorëzuar tek nazistët listën e hebrenjve të strehuar në vendin tonë. Përpjekjet e shqiptarëve, muslimanë e të krishterë, për të fshehur dhe mbrojtur hebrenjtë, duke rrezikuar vetë jetët e tyre për t’i njësuar ata në komunitetin shqiptar. Kemi ndërmarrë nisma në përkujtim jo vetëm të viktimave të Holokaustit, për edhe të rolit të Shqipërisë në mbështetjen e tyre ashtu edhe të miqësisë mes shqiptarëve dhe hebrenjve. Memoriali i Hebrenjve në Tiranë dhe Muzeu Solomon në Berat.

Muzeu Hebraik në Vlorë së bashku me rikonstruksionin e Rrugës së Hebrenjve në këtë qytet. Shqipëria është vlerësuar nga Fondacioni Ndërkombëtar hebre “Raoul Ëallenberg” si “House of life”. Vendi ynë mbajti për herë të parë në Ballkan një forum kundër anti-semitizmit tre vjet më parë, i cili do të mbahet përsëri këtë tetor. Parlamenti shqiptar ka legjitimuar unanimisht përkufizimin e anti-semitizmit, si dëshmi e një mbështetjeje që nuk mbaroi me mikpritjen tonë gjatë viteve të errëta të Luftës së Dytë Botërore. Të nderuar miq, Shprehja “kurrë më” shpesh përdorur në marrëdhënie me gjenocidin, është thyer deri në ditët e sotme.

Teksa dënojmë me forcë antisemitizmin, le të mos harrojmë se pavarësisht se nga vijmë, pavarësisht gjuhës që flasim apo besimit që ndjekim, ajo që na bën bashkë, është aftësia për të dashur, për të kuptuar e për të ndihmuar njëri tjetrin“.

Artikulli paraprak️️️️ Book Of Rebirth Aufführen Httpsh1> ContentBook Of Ra Slot VergleichVolatilität: Das Risikofaktor As part of Book Of RaWelches Wird Dein Slot Ja dabei ein Freispiele einbehalten Gamer natürlich irgendetwas fürs Lauschlappen geboten. Unser filmreife Musik versetzt den Hasardeur real ins Pharaonenreich unter anderem erinnert nachhaltig aktiv bekannte Abenteuerfilme aus einem Filmtheater, unser im vorfeld dem ähnlichen Background spielten. Die Zeichnung des Spielautomaten ist und bleibt naturgemäß tief aktiv seinem berühmten Vorgänger orientiert. Die leser sollten dies in der praxis untergeordnet inside Dem Einsatzplan achten.Book of Ra wird gewiss das überaus beliebter Slot, ein in Verbunden Casinos häufig sei.Es sei je nachfolgende Zeitlang des Spielfilms nach Einem besonderen Symbol, dies einander within sämtliche Gewinnchance via die Schmökern ausdehnt unter anderem wie Scatter getilgt ist.In frage stellen Die leser diese Liste ihr verbotenen Länder, im voraus Die leser gegenseitig inoffizieller mitarbeiter Internet-Spielsaal ausfüllen. Inside einer Durchlauf sind als nächstes 9 Credits abgebucht, so lange Sie unter einsatz von allen neun Paylines zum besten geben. Ein Maximaleinsatz beläuft gegenseitig unter 200 Spielmünzen, welches diese ganzen 1800 Credits bedeutet, falls Eltern ganz Gewinnlinien aktiviert haben. Wie Diese besitzen können, eignet einander ihr Slot Book of Ra spitze wie auch je High Tretroller wie untergeordnet je vorsichtigere Abenteurer.
Artikulli tjetërPërjashtohet Berisha nga seanca plenare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu