Horror për Halloween, i riu me veshje mesjetare vret me shpatë dy persona në Kanada

0

Një person i veshur si në mesjetë me rastin e Hallwuinit ka lënë të vrarë të paktën 2 persona dhe 5 të tjerë të plagosur rëndë.

Ngjarja u regjistrua të shtunën para mesnatës në qytetin kanadez të Kebekut dhe një mashkull në të 20-at është shoqëruar nga policia.

Pak para orës 10:30 të mbrëmjes policia mori informacionet e para për një person që lëvizte me rroba të stilit mesjetar duke mbajtur një shpatë me vete.

Trupi i viktimës së tij të parë u gjet nga tri kalimtare afër godinës së parlamentit, me një plagë tejpërtej kraharorit.

Dëshmitarët e panë autorin të vraponte me një armë zjarri në drejtim të një hoteli luksoz ku kishte parkuar makinën e tij.

Me vete ai mbante edhe disa bidonë me benzinë.

Itinerari i vrasjeve vazhdoi në një zonë tjetër të Kebekut ku i dyshuari goditi në mënyrë të rastësishme kalimtarët.

Njëri prej tyre nuk i mbijetoi plagës së thellë me mjetin prerës pasi u dërgua në spital.

Dhjetëra policë izoluan lagje të tëra përqark vendngjarjeve duke arritur ta neutralizojnë të dyshuarin pas orës 1 të mëngjesit, por banorët u udhëzuan të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Motivet e sulmit ende nuk janë qartësuar.

Një ditë më parë në Kanada dhe kudo nëpër botë u festua me kostume dhe maska dita e Hallwuinit apo siç njihet nga të krishterët edhe si Festa e Gjithë Shenjtorëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu