Tre javë në intubim, humb jetën 22 vjeçarja nga Korça, mjekët shpëtojnë foshnjën

0

Një nënë e re 22 vjeçe nga Korça ka ndërruar jetë paraditen e sotme, pasi nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19. E reja ishte e shtruar prej 1 muaji në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Nëna e re, një muaj më parë për shkak të gjendjes së rëndë bëri lindje të parakohshme. Më pas, u fut në intubim dhe sot bëhet me dije se ajo ka ndërruar jetë. Mjekët kanë arritur të shpëtojnë foshnjën e saj.

Në 23 shkurt, Sidorela Koça u detyruar të lindte parakohe foshnjën e saj për shkak të gjendjes së rëndë. Mjekët në bashkëpunim me kolegët e tyre të maternitetit “Koço Gliozheni” arritën të sillnin në jetë foshnjën me ndërhyrje cezariane.

Mjeku gjinekolog Redi Hoxhallari ka treguar në atë kohë peripecitë për sjelljen në jetë të foshnjës. Ai është shprehur se vajza ishte në intubim.

“Pacientja ka qenë gjatë gjithë kohës e konsultuar, dhe në momentin që u dha një ok dhe nga ana e mjekëve neonatë, për mbijetesën e bebit, vendosëm që të ndërpresim shtatzëninë. U bë me lindje cezariane. U krye në kushte optimale sa i përket sallës. Pacientja ka qenë e intubuar. Jemi munduar që të ndërhyjmë në një kohë sa më të shkurtër”, është shprehur mjeku Redi Hoxhallari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu