Aksident në tunelin e Kërrabës

0

Një aksident është regjistruar gjatë ditës së sotme në tunelin e Kërrabës. Dy automjete janë përplasur mes tyre. Si pasojë e kësaj përplasje drejtuesit kanë pësuar tronditje por pa rrezik për jetën. Ndërsa aksidenti ka shkaktuar dëme materiale.

Nga përplasja është krijuar trafik në të dy anët e tunelit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe një autoambulancë. Policia ka normalizuar trafikun dhe ka kryer veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Në tunelin e Kërrabës kanë ndodhur disa aksidente me pasoja të rënda për drejtuesit e automjeteve. Shkak kryesor mbetet shpejtësia tej normave dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu