Ka humbur betejën me COVID-19 infermierja e njohur e Elbasanit, Majlinda Ilirjani.
Majlinda u nda nga kjo jetë në moshën 50 vjeçare. Ajo kishte 30-vjet që shërbente në spitalin e Elbasanit.
Lajmi ka hidhëruar pa masë familjen dhe të afërmit e saj.
Por humbjen e kanë përjetuar edhe kolegët dhe shoqet e saj.
Gjatë gjithë jetës së saj Majlinda Ilirjani iu dedikua me përkushtim e profesionalizëm detyrës. Ajo gëzonte respekt të gjërë, jo vetëm në spital, por tek të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe që u shërbeu.
Në një postim në Facebook ka reaguar edhe Urdhëri i Infermierëve të Shqipërisë i cili në një mesazh dedikuar Majlindës përcjell i ngushëllime të sinqerta familjes.
Ja mesazhi i Urdhërit të Infermierit të Shqipërisë:
Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i mori jetën në moshën 50 vjecare koleges sonë të nderuar Majlinda Ilirjani.
Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit, me një eksperiencë 30 vjeçare.
Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për kolegët dhe nënave të reja që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm.
Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllimet e sinqerta.
Redaksia e portalit infoelbasani.com i shpreh gjithashtu ngushëllimet e sinqerta familjes Ilirjani! Infoelbasani.com