I biri: Kishin me vete mijëra euro. Detaje nga vrasja e çiftit nga Vlora

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen makabre të çiftit shqiptar nga Vlora. Djali i bashkëshortëve të ndjerë, Shpëtim dhe Teuta Pasho, Taulant Pasho ka dhënë disa detaje të reja që mund të ndihmojnë autoritetet në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Raportohet se gjatë marrjes në pyetje, Taulant Pasho ka thënë se prindërit e tij mbanin me vete një shumë parash që arrinte në disa dhjetëra, mijëra euro, ndërsa thuhet se edhe paratë janë zhdukur në mënyrë misterioze.

33-vjeçari, i dëgjuar në burgun Como ku ai po mbahet për një akuzë tjetër gjithashtu i ka dhënë përgjigje një sërë pyetjeve që i janë bërë në lidhje me ish-të dashurën e tij Elona Kalesha, e cila u hetua me të për vdekjen e çiftit së bashku me vëllanë e saj Denis Kalesha. Ai ka thënë se ka marrë nga Elona Kalesha, disa ditë pas zhdukjes së prindërve të tij një shumë që ai i kishte dhënë asaj hua, që arrinte në disa mijëra euro.

Kujtojmë se eshtrat e çiftit shqiptar u gjetën dhjetorin e kaluar në disa valixhe të braktisura në buzë të një toke ngjitur me burgun Solliçiano, por ende nuk ka një autor të arrestuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu