I burgosuri tenton vetëflijimin me çarçaf (EMRI)

0

Një i burgosur në IEPV-në Berat ka tentuar ti jap fund jetës mbrëmjen e sotme. Mësohet se i burgosuri Mikael Bushi është varur me një çarçaf në qelinë e tij.

Ngjarja ka ndodhur pak munuta më parë dhe i burgosuri,pasi është pikasur nga një prej rojave të turnit për shkak të zhurmës së bërë,është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Burime nga Spitali i Beratit bëjnë me dije se,gjendja e të burgosurit Mikael Bushi është e rëndë dhe ende e pastabilizuar.

I burgosuri Mikael Bushi,banues në fshatit Samaticë në Urë-Vajgurore vuajnte prej disa muajsh dënimin për “Dhunë në familje” në IEPV Berat.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që e kanë çuar Bushin të ndërmarrë një akt të tillë vetëflijimi,ndërkohë që pritet që nga ana e policisë së burgjeve të fillojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu