Milan kthehet në Champions League pas 7 vitesh. Napoli ‘nderon’ Juventusin

0

Tifozët e Milanit kanë të drejtë të festojnë çmendurisht mbrëmjen e sotme, pasi skuadra e tyre e zemrës ja doli të kualifikohet në Champions League për herë të parë pas 7 vitesh.

Një mungesë kjo që dhemb shumë kur bëhet fjalë për një skuadër si Milani, i cili e ka fituar trofeun e Champions League plot 7 herë.

Është dashur rikthimi i një legjende si Maldini në drejtimin e kuqezinjve që t’i jepet fund pritjes së madhe 7 vjeçare, që vazhdonte të zhgënjente tifozët vit pas viti. 2 golat e fitores në ndeshjen e vështirë kundër Atalantës u shënuan nga “Presidenti” Franck Kessie, të dy nga pika e bardhë e penalltisë.

Nga ana tjetër, një tronditje mund të quhet barazimi i Napolit 1:1 me Veronën në shtëpinë e tij. Kështu napoletanët e Gatuzos i bënë një dhuratë të bukur Juventusit, i cili nuk fali përballë një ekipi modest si Bolonja, ndaj të cilës shënoi katër herë dhe pësoi vetëm një gol.

Kështu përfundon dhe ky sezon i Serisë A. Interi shpallet kampion pas 11 vitesh. Tre ekipet e tjera që futen në Champions përveç kampionëve janë Milani, Atalanta dhe Juventusi.

Një tjetër gjë e veçantë është se për herë të parë pas shumë vitesh, dy skuadrat nga Milano janë renditur në dy vendet e para, duke i dhënë fund kështu hegjemonisë 10 vjeçare të Juventusit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu