I dedikoi golin Maradonës, vjen dënimi i papritur për Leo Messin

0

Lionel Messi është dënuar me 600 euro gjobë për festimin e golit ndaj Osasunës, me bluzën e Maradonës. Pas ndarjes nga jeta të legjendës argjentinase, Messi i dedikoi atij golin e radhës, teksa pasi shënoi ndaj Osasunës në fundjavë. “Pleshti” hoqi bluzën e Barcelonës dhe festoi me fanellën e Maradonës, te Njuells Old Bojs.

Pas kësaj, arbitri e ndëshkoi sulmuesin me karton të verdhë, sipas rregullores. Megjithatë nuk përfundoi këtu, pasi argjentinasi është dënuar edhe nga La Liga, me një gjobë prej 600 eurosh, teksa nuk ka shpëtuar as klubi katalanas. Barcelona është dënuar gjithashtu me një shumë 350 eurosh. Dy shuma simbolike këto për të dyja palët, duke ditur përfitimet që arkëtojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu